Gjatë kontrollit në doganën e Kakavijë, një shqiptar u ndalua nga autoritetet greke pasi nuk kishte kaluar një shumë parash.
Mediat fqinje shkruajnë se shqiptarit iu gjetën 55 mijë euro të padeklaruara.
Ai tentoi të linte Greqinë dhe të hynte në Shqipëri kur u kap pa deklaruar shumën e parave.
Shqiptarit, emri i të cilit nuk është bërë i ditur, iu mbajt 25% e shumës së parave të sekuestruara, sikurse e përcaktojnë procedurat doganore