U kap me 3 kg drogë, arrestohet 37 vjeçari shqiptar në Kosovë

Një shtetas nga Shqipëria është arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi u kap me 3 kg drogë.

Gjatë kontrollit nga efektivët kosovarë në fshatin Boshkë, në mjetin e tij u zbulua dhe sekuestrua një çantë me dy qese të mbushura me lëndë narkotike, e llojit marihuanë. Mësohet se në pranga ka rënë 37 vjeçari me E.T.

Njoftimi i Polocisë së Kosovës:

Arrestohet një shtetas i Shqipërisë, sekuestrohen mbi 3 kilogram marihuanë

Prishtinë, më 19 janar 2023

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare Perëndimi – Gjakovë, më 18.01.2023, rreth orës 18:20, përmes rrugëve operative ka pranuar informacione për lëvizje të dyshimta të një veture në fshatin Botushē, në brezin kufitar me Shqipërinë.

Lidhur me informacionin janë aktivizuar patrullat ku edhe kanë ndaluar automjetin VË Pasat me targa te huaja.Gjatë kontrollit të automjetit nga zyrtarët policorë, në bagazhin e automjetit kanë vërejtur një çantë brenda së cilës kishte dy qese najloni të mbushura me substancë narkotike dyshohet të jetë e llojit marihuanë.

Është arrestuar i dyshuari E.T., (1986) shtetas i Shqipërisë, janë sekuestruar automjeti dhe sasia e substancës në sasi 3 kg e 100 gram dhe është iniciuar rasti ‘ blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’, ndërsa me urdhër të prokurorit të lëndës i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e të gjitha dukurive të kundërligjshme