Aktori i njohur Julian Deda ka reaguar për herë të parë, pasi u bë viral lidhur me kapjen e tij mat, teksa “përgjonte” ish-kryeministrin Sali Berisha në mbledhjen e Kuvendit Kombëtar ditën e djeshme. Deda është shfaqur duke rrudhur vetullat dhe sytë për të parë diçka në telefonin e Berishës, ndërsa nuk dihet nëse është bërë qëllimisht apo ka qenë instiktive.
“Dje isha në Kuvend, sepse më thirrën pesë mijë demokratë. Sot nuk shkova në mbledhjen e Këshillit, sepse ai që na thirri është thjesht një deputet dhe sipas statutit, një deputet i vetëm, maksimumi thërret ndonjë shok për kafe…!P.s. Kjo foto u shkrep, para se Doktori të nxirrte celularin nga xhepi…! ”-shkruan Deda.