U kanë marrë jetën mijëra persona: 6 diktatorë të pamëshirshëm, mes tyre edhe …


Historia është e mbushur me shtypës dhe kriminelë lufte që përfunduan nga krerë të zgjedhur të qeverive, në shkatërrues të popujve dhe shoqërive që ata kanë udhëhequr ata. Në mesin e shumë dikatororëve të tillë është edhe ish-udhëheqësi i Shqipërisë komuniste Enver Hoxha

Më poshtë Gazeta Metro ju sjellë një listë prej 6 dikatorëve të pamëshirshëm jo shumë të njohur. Fjala është për emra që bota pak i ka njohur, kjo sepse pjesa dërrmuese e diktatorëve nuk arrijnë nivelet e mizorisë së Hitlerit apo Stalinit.

1. Dome Sztojay (Hungari, 1944)

Gjatë 6 muajve të Sztojay si kryeministër i Hungarisë, më shumë se 440,000 hebrenj shkuan nga Hungaria në kampet e përqendrimit. Sztojay ka qenë ambasador i nazistëve për një dekadë dhe i drejtoi gjithashtu edhe në Luftën e Dytë Botërore. Ai u kap nga trupat amerikane pas luftës dhe u ekzekutua në Hungari në vitin 1946.

2. Enver Hoxha (Shqipëri, 1944-1985)

Diktatori komunist i Shqipërisë krijoi armiqësi si me Bashkimin Sovjetik ashtu dhe me Kinën para se të promovonte një politikë kombëtare të mjerueshme të bazuar te vetë-besimi që e ktheu vendin e tij një version ballkanik të Koresë së Veriut në ditët e sotme.

Gjatë sundimit të tij prej katër-dekadash, Hoxha ndaloi fenë, urdhëroi ndërtimin e mijëra bunkerëve në të gjithë Shqipërinë, ndërmori projekte të ndërtimit publik, spastroi vazhdimisht rrethin e tij të brendshëm dhe shkëputi pothuajse të gjitha marrëdhëniet e rëndësishme ndërkombëtare të Shqipërisë. Hoxha krijoi një shoqëri plotësisht të izoluar me asnjë tolerancë për disidentët politikë. Rreth 200,000 vetë u burgosën për krime politike gjatë sundimit të Hoxhës, në një vend me një popullsi aktuale rreth 3 milionë.

3. Ante Pavelic (1941 – 1945)

Ante Pavelic filloi si politikan që i kundërvihej centralizimit, e që më pas njihej si mbretëria e Jugosllavisë. Pasi forcat Aksize pushtuan Jugosllavinë në vitin 1941, Pavelic mori kontrollin si lideri i shtetit të pavarur të Kroacisë. Pasi Gjermania u mund në vitin 1945, Pavelic u fsheh dhe u arratis në Argjentinë. Ai vdiq në Spanjë në vitin 1959.

4. Khorloogiin Choibalsan (Mongoli, 1930 – 1952)

Pas disa takimeve me Stalinin, Choibalsan u përshtat me politikat sovjetike dhe i aplikoi ato në Mongoli. Ai krijoi një sistem diktatorial, duke shtypur opozitën dhe duke vrarë qindra njerëz.

Në vitin 1951 shkoi në Moskë që të kurohej nga veshkat dhe vdiq një vit më pas.

5. Le Duan (Vietnam, 1960 – 1986)

Megjithëse nuk ishte asnjëherë koka e shtetit në Vietnam, Le Duan ishte vendim marrësi kryesor në regjimin komunist të vendit për më shumë se 20 vjet. Nën drejtimin e Duanit, Vietnami dështoi ekonomikisht.

6. Yahya Khan (Pakistan, 1969 – 1971)

Gjenerali dhe veterani i Luftë së Dytë Botërore shpërbëu qeverinë dhe imponoi artet marciale në vitin 1969. Khan mbikëqyri vrasjen masive të pothuajse gjysmë milioni bengalëve dhe minoriteteve të tjera në Indi. Në fund të vitit, qindra – mijëra njerëz u vranë dhe Kran u shkarkua si president. Ai vdiq në Pakistan në vitin 1980.