U jepet lamtumira e fundit vi*ktimave të zj*arrit në spitalin modular të Tetovës


Me dhimbje të thellë në shpirt, sot tetovarët përcollën më të dashurit e tyre, katërmbëdhjetë vik*timat që humbën jetën nga zj*arri që kaploi spitalin modular.
Shtatë nga vi*ktimat janë nga qyteti i Tetovës, ndërsa shtatë të tjerë, janë nga fshatrat e rrethinës, Reçica, Siniçani, e Bozovca.

12, nga katërmbëdhjetë vi*ktimat që humbën jetën nga zj*arri, ishin pacientë të shtrirë që prej ditësh në spitalin modular, ndërsa dy viktima të tjera, e ëma dhe vajza e saj, ishin vizitor tek një pacient, por që nuk ia dolën dot të shpëtonin pasi u asfiksuan nga tymi dhe humbën jetën në këtë ngjarje tra*gjike.

Viktima e pesëmbëdhjetë, e cila është identifikuar më vonë, është po ashtu pacient i shtrirë në spitalin modular të Tetovës, por që jetën kishte humbur jo nga zj*arri, por nga koronavirusi.
Për familjarët e vi*ktimave, komuna e Tetovës ka marrë vendim për ndihmë të familjarëve, ndërsa vendim të njëjtë mori sot edhe komuna e Gostivarit, e cila ka ndarë nga 61000 denarë për familjarët që pësuan në tra*gjedinë e dy ditëve më parë.