U infektua me koronavirus para lindjes, 23-vjeçarja vdes pa marrë në krahë vajzën

Një 23-vjeçare ka humbur jetën nga koronavirusi, ndërsa nuk ka arritur të marrë vajzën e saj të porsalindur në krahë.

Bëhet fjala për të renë turke, Nagihan Kadı, e cila jetonte në rrethin Karasu të Sakarya. 23-vjeçarja nisi të trajtohej ndaj koronavirusit 3 ditë para lindjes, por virusi vdekjeprurës i mori jetën para se të arrinte të merrte në krahë vajzën e saj Nehir.

Nagihan Kadı, 23 vjeçe, ishte infektuar me koronavirus 3 ditë para se të lindte vajzën, ajo u sëmur pas lindjes dhe u dërgua në kujdesin intensiv. Trajtimi i gruas, gjendja e së cilës u përkeqësua pasi virusi kishte mbështjell mushkëritë e saj, vazhdoi në një spital privat në Stamboll.

Mediat turke shkruajnë se vdekja e nënës së re, e cila humbi jetën para se të merrte në krahë vajzën e saj të vogël, veç dhimbjes që i ka shkaktuar familjes dhe burrit të saj, ka trishtuar mbarë opinionin publik./Shekulli