U hap vendkalimi i përkohshëm kufitar Maqedoni e Veriut-Kosovë

Ministri i Brendshëm Oliver Spasovski së bashku me Zëvendës Kryeministren e Republikës së Kosovës Emilija Rexhepi dhe Ministrin e Brendshëm të Kosovës Xhelal Sveçla sot hapën vendkalimin e përkohshëm kufitar Strezimir-Restelica në kufirin midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës, e cila do të jetë e hapur për kalim për qytetarët e të dy vendeve nga sot (18.07) deri më 01.09., Çdo ditë nga ora 08.00 deri në 20.00.

“Dua të potencoj nevojën e bashkëpunimit me kolegët e Punëve të Brendshme të Kosovës në kontrollin e vijës kufitare nga viti në vit shënon një përparim evident, jo vetëm në aktivitetet e përditshme kufitare, në kontaktet e përbashkëta ne pikat kufitare, në patrullimet e përbashkëta dhe të ngjashme, sikurse edhe bashkëpunimi i përbashkët që të bëhet bashkëpunimi më intensiv. Para neve është një detyrë e madhe e kjo është puna e përbashkët përmes partnereve tonë ndërkombëtar, që të sigurojmë mjetet financiare dhe me ne fund t’i zgjidhim të gjitha problemet e infrastrukturës”, tha Spasovski.

Ministri i Punëve të Brendshme, të Kosovës, Xhelal Sveçla është shprehur se ky rajon kufitar gjithnjë ka kultivuar marrëdhënie të mira në mes banorëve Kosovës dhe Maqedonisë së veriut, e përçka thekson se duhet angazhim për lehtësimin e jetës dhe veprimtarisë së tyre.