Një person a vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot rreth orës 01:20 në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtnë. Rastin për portalin rtv21.tv e konfirmoi zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 01:20 kemi pranuar informatën se në rrugën ‘Fahri Fazliu’ në Prishtinë,ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, dy këmbësor dhe tri vetura ( një veturë në lëvizje dhe dy të parkuara). Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre persona, një prej tyre (këmbësor) nuk ka arritë të përballojë plagët dhe të njëjtit kanë ndërruar jetë”, tha Ahmeti. Ahmeti tutje bëri të ditur se vdekjen e të riut me J.S e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.
“Trupi i viktimës J.S, mashkull, 19 vjeç, është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërsa personi i dyshuar (ngasësit të automjetit) i me vendim të prokurorit i është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë”, tha ndër të tjera Ahmeti.