U GJET I VDEKUR MËNGJESIN E SOTËM, DALIN DETAJET, ZBULOHET SE ME KË PATI SHERR NË MBRËMJE (EMRI)


Dalin detajet e para nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Korçë, mëngjesin e ditës së sotme.

Një person u gjet i vdekur në Korçë, në lagjen nr8.

Bëhet fjalë për shtetasin Novruz Shyti 58-vjeç, trupi i të cilit është gjetur i pajetë në banesën e tij ku jetonte i vetëm.

58-vjeçari dyshohet se mund të jetë vrarë.

Burime të rezervuara për ABCNews thanë se viktima ka pasur një konflikt me një person të identifikuar tashmë nga policia.

Të njëjtat burime thanë se mbrëmë viktima ka qenë duke pirë me një të afërm në një hyrje të pallatit aty pranë, ku ka pasur edhe një konfrontim fizik me Emiljano Nafizin.

Sipas të dhënave të para dyshohet se viktima mund të jetë vrarë në orët e para të mëngjesit, ndaj pista kryesore ku po hetohet është ajo e vrasjes.