Është arritur më në fund marrëveshja mes Maqedonisë dhe Greqisë për zgjidhjen e kontestit shumëvjeçar në lidhje me emrin e vendit. Me këtë marrëveshje janë garantuar identite dhe gjuha maqedonase (me fusnotë).
Republika Maqedonia Veriore (Republic of North Macedonia) është emri për përdorim të përgjithshëm që e kanë dakorduar kryeministrat e dyja shteteve.
Në mënyrë koncize garantohet identiteti dhe gjuha maqedonase:
Dy çështjet kyçe për palën e Maqedonisë në bisedimet, përdorimi i mbiemrave ‘makedonski’ para shtetësisë dhe gjuhës ruhet dhe garantohet.
Pranohet gjuha maqedonase me fusnotë se bëhet fjalë për gjuhë sllave
Në lidhje me shtetësinë do të shfrytëzohet termi Makedonsko/ qytetar i Republikës veriore të Maqedonisë, me theks se ata qytetarë nuk kanë lidhje me Greqinë antike.
Jo vetëm Kryeministri Zaev, por edhe zëvendëskryeministri shqiptar i Maqedonisë, Bujar Osmani, si dhe politikanë tjerë shqiptarë të Maqedonisë, me krenari dhe mburrje kanë prezentuar ruajtjen e identitetit dhe gjuhës maqedonase.
Po ku ngeli gjuha shqipe?!
Pas shumë mundimesh politike, pas zgjedhjeve të kaluara parlamentare, kusht përjashtues nga të gjitha partotë shqiptare ishte avansimi i gjuhës shqipe me ligj. Madje edhe vetë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, mori meritat për “zyrtarizimin e shqipes” në Maqedoni. Sot ai ligj, i aprovuar por i pazbatuar, rri në sirtarët e Presidentit në Vodno. Ndërkohë elita politika e shqiptarëve në Maqedoni vazhdon të valëvitë flamurin e triumfit, se paska ruajtur shtetësinë, identitetin dhe gjuhën e banorëve të këtij vendi, si shtetësi, identitet dhe gjuhë e maqedonasve. TURP!