U fut në pishinë, vajza zgjohet në spital pa këmbë e gishta

Një vajzë e re nga Britania e Madhe ka humbur njërën këmbë dhe gishtat në këmbën tjetër pasi një u fut në një pishinë me ujë të nxehtë, në një festë me miqtë e saj.Mediat e huaja bëjnë me dije se ishte një natë Janari, kur 25-vjeçarja Lauren Briggs, u zgjua në shtëpinë e miqve të saj me vështirësi për të marrë frymë, pasi e kishte kaluar mbrëmjen duke u argëtuar. E reja u dërgua me urgjencë në spital, ku u diagnostikua me septicemia meningokoksike.

Mjekët luftuar për t’i shpëtuar jetën Lauren-it dhe u detyruan që t’i prisnin këmbën e djathtë deri poshtë gjurit, si dhe gishtërinjtë në këmbën e majtë. E reja nga Essex, Britania e Madhe, tanimë do të duhet ta kalojë jetën në karrige me rrota.

“Atë natë isha futur në pishinën me ujë të ngrohtë të miqve të mi dhe mjekët më thanë se mund të kem rënë në kontakt me infeksionin nëpërmjet një çarje të vogël që kam pasur në këmbë, ndërkohë që ndodhesha brenda në ujë. Pishinat me ujë të ngrohtë janë të mbushura me baktere, kështu që me gjasë ky mund të ketë qenë shkaku. Kur shkova për të fjetur atë natë ndjeja trazim në stomak, por në orët e para të mëngjesit miqtë më gjetën në dysheme, duke u përpëlitur për të marrë frymë”, tregoi e reja.