Një ngjarje tragjike raportohet nga plazhi Durrësit, ku ka humbur jetën një 44-vjeçar.
Bëhet me dije se Dh.B., 44 vjeç dhe M.B., 9 vjeçe, baba e bijë, dyshohet se janë futur për tu larë në det, e për pasojë ka ndërruar jetë shtetasi Dh.B. Ndërsa 9-vjeçarja ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Nuk dihet nëse të dy janë futur për t’u larë, apo në tentativë për të shpëtuar vajzën është mbytur babai.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë, ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të saj.
Informacion paraprak
Më datë 26.08.2020, rreth orës 18:00, në Rrushkull, Durrës, shtetasi Dh.B., 44 vjeç dhe shtetësja e mitur M.B., 9 vjeçe, (baba dhe vajzë), dyshohet se janë futur duke u larë në det, e për pasojë ka ndërruar jetë shtetasi Dh.B., ndërsa shtetësja M.B., ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë, ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.