U fshi intervista e Latasit në kanalin e jutjuberit Llazarov

Intervista e Dragan Pavlloviq-Latasit me jutjuberin Stefan Llazarov e cila shkaktoi reagime negative në opinion, nga pasditja e sotme nuk mund të gjendet në kanalin e jutjuberit, raporton MIA.

Podkasti në të cilin mori pjesë Latasi u transmetua para pesë ditësh dhe shkaktoi një valë reagimesh pasi ai flet për një përvojë seksuale në ditët e adoleshencës me një vajzë nga arsyeja që nxiti dhunë dhe diskriminim gjinor.

Prokuroria Publike e Shkupit ka formuar lëndë, ndërsa nga Ministria e Punëve të Brendshme kanë informuar se kanë dorëzuar njoftim në Prokurorinë Publike kompetente, lidhur me intervistën e publikuar si podkast në kanalin Jutjub.

Për intervistën kanë reaguar qytetarët nëpër rrjetet sociale, ndërsa sot reagime ka pasur edhe nga organizata joqeveritare dhe shoqata të gazetarëve.

Në videon e publikuar në mbrëmjen e 14 shkurtit dhe të transmetuar drejtpërdrejt, Dragan Pavloviq Llatas duke qeshur tregon për dhunën seksuale ndaj një gruaje kur ishte adoleshent, ndërsa moderatori Stefan Lazarov reagon me të qeshura dhe pyetje për përmbajtjen eksplicite.

Pas ortekut të reagimeve, në një prononcim që më pas e ka fshirë, YouTuberi Lazarov ka mohuar që i ftuari në emision ka folur për përdhunim, ndërsa në Instagram ka akuzuar se në këtë rast është bërë fjalë për “përndjekje” ndaj tij.