U frymëzua nga Rama? Zyrtarja e lartë shkon në takim zyrtar me atlete (FOTO LAJM)

Kryeministri Edi Rama u “kryqëzua” ashpër nga mediat vendase dhe ato të huaja pasi mori pjesë në disa takime zyrtare me atlete sportive.

Por si duket Rama nuk është udhëheqësi i vetëm që shkel protokollin.

I njëjti veprim është kryer edhe nga Presidentja e Senatit të Italisë, Maria Elisabetta Alberti Casellati.

71 vjeçarja ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Prishtinë, ku në takimin me homologun Kadri Veseli është paraqitur me atlete.

Dhe jo vetëm. Veshja e saj është shumë larg një veshje zyrtare ndërsa Veseli ka zgjedhur të respektojë kodin e veshjes. /albeu.com/