Një burra në Itali ka zgjedhur një mënyrë aspak të zakontë për t’u qetësuar pasi pati një zënkë me bashkëshorten e tij. Siç raportojnë mediat vendase, 48-vjeçari filloi të ecte për të qetësuar nervat në Como dhe përfundoi në…Fano.
Ai përfundoi duke përshkuar 450 kilometra në këmbë dhe u ndalua një ditë një orën dy të mëngjesit nga disa policë që po kryenin kontrolle rrugore për t’u siguruar që respektohen masat anti-Covid. Burri, i cili po ecte rrugës, u dërgua në stacionin e policisë, ku u zbulua se kishte humbur kontaktin me familjarët prej një jave. Megjithatë, gjobës për shkeljen e rregullave të pandemisë nuk i shpëtoi dot.
Siç raportohet nga Il Resto del Carlino, kur policët e ndaluan në Gimarra (Fano), 48-vjeçari, banues në provincën e Como, ishte i kthjellët dhe e dinte se ku po shkonte, por ishte i lodhur dhe i ftohur. Sapo arriti në stacionin e policisë, ai i tregoi policisë për “aventurën” e tij, transmeton abcnews.
“Unë eca deri këtu – deklaroi burri -. Pa përdorur asnjë mjet. Në këto ditë hëngra dhe piva sepse njerëzit që takova gjatë rrugës më ofruan ujë dhe ushqim. Jam mirë, por pak i lodhur “.
Ndërsa ai po ecte, bashkëshortja kishte shkuar në selinë e policisë Como për të raportuar zhdukjen e tij. E lajmëruar nga agjentët, ajo shkoi te Fano për të marrë burrin e saj. S.B.