U filmuan duke kryer marrëdhënie intime, OKB merr vendimin për dy punonjësit


Dy punonjës të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, janë pezulluar nga puna pasi u filmuan duke kryer marrëdhënie intime brenda makinës së punës në Izrael.

Në një videon 18 sekondëshe që është postuar në Twitter, shihet një punonjës në një fuoristradë të bardhë nën shoqërinë e një femre, ndërsa kolegu i tij qëndronte në vendin e shoferit. Vajza nuk ishte punonjëse e OKB-së.

Kombet e Bashkuara kanë vendosur të pezullojnë të dy punëtorë për sjellje të pahijshme. Zëdhënësi i Stephane Dujarric, sekretari i Përgjithshëm i KB, është shprehur se ky akt është i dënueshëm dhe shkelje e hapur e etikës, prandaj dhe pezullimi është i shumë i drejtë.

Kur u shfaq video për herë të parë ai u shpreh: “Jemi të tronditur dhe të shqetësuar thellësisht nga ajo që shihet në video. Kjo sjellje është e neveritshme dhe shkon kundër gjithçkaje që ne duam dhe asaj që kemi qëllim, të ndalojmë sjelljet e gabuara nga stafi i KB”.