U erdhi fundi mashtrimeve, me një çmim të lartë

LVV po bëhej gati për zgjedhje lokale dhe për këtë e kishte një plan. Por, për fatin e keq të qytetarëve, edhe COVID i kishte planet e tij, edhe ai po bëhej gati për këtë vjeshtë. Jo për zgjedhje.
Berat Buzhala:

Barku i njomë zhd*uket në 2 javë! Thjesht pijeni çdo mëngjes!
Aq shumë ishte manipuluar publiku në vitin e fundit, sa një pjesë e popullatës patën filluar të besojnë që po të emërohet Arben Vitia ministër i Shëndetësisë, jo nga COVID’i, por as nga kanceri nuk do të vd*esë askush. Sa herë që LVV ka pasur telashe me marrëdhënie me publikun, ata, pa një pa dy, e kanë nxjerrë në opinion Arben Vitinë. Arben Vitia për shëndetësi, Arben Vitia për Prishtinë, Arben Vitia për deputet, asgjë nuk ka qënë mirë në mandatin e parë të Shpend Ahmetit, përveç Arben Vitisë.

Pas rrëzimit të Kurtit në vitin e kaluar, më pak lot u patën derdhur për kryeministrin, se sa për ministrin e Shëndetësisë. “E rrë*zuan qeverinë MIDIS pandemisë”, thuhej. Profesionistët e fushës patën vendosur që ta quanin MIDIS të pandemisë javën e dytë dhe të tretë të saj. Tash po bëhen dy vite, e Fauci ende nuk është i sigurt nëse jemi në MIDIS të pandemisë. Me fjalë të tjera, Arben Vitia pati kohë të mjaftueshme për ta rifilluar lu*ftën atje ku e kishte lënë. Për fatin e keq të tij dhe tonin.

Sigurisht që ishin lot taktikë, ata që po derdheshin për ‘humbjen’ e tij. Ishte një histeri totale, e përzier me një lloj përb*uzje për ministrat që do të merrnin detyrën e që nuk ishin me prejardhje nga Prishtina. “Beni jânë”, ofshahej nëpër platformat e LVV’së. Nenteksti ishte: si është e mundur që tash në karrigën e një mjeku nga Prishtina do të ulej një fshatar nga Deçani? Këta të ‘tjerët’ nuk ishin tanët. Këta ishin të ardhur. Ishin pu*shtues.

A nuk u tha pas zgjedhjeve që “Kosova u çlirua?”. Pra, u çlirua prej këtyre që nuk dukeshin sikurse Beni dhe Bini. Që nuk ishin nga Prishtina. Që nuk kishin mindila në setër. Më shumë flitej për look’un dhe mënyrën se si fliste ministri Vitia se sa realisht për profesionalizmin e tij. Sepse nuk kishte çfarë të flitej për profesionalizëm. Ende nuk ishte bërë asgjë. Ishte presupozuar që do të bëhej shumë.

Ai e ushqente këtë sentiment sa herë që dilte nëpër konferenca për shtyp. Siç e donte rregulli, Arbeni ndalej kur radha i vinte imamit në xhami, në mënyrë që t’i korrnin disa llajka në FB, kurse në përputhje me rastet e bënte edhe çehren. Sa më shumë raste aq më i ngrysur. Pra, përgjatë gjithë veprimtarisë së tij si ministër, Arben Vitia e meriton notën 10’she për farsë, kurse, siç edhe treguan sot numrat e vdekjeve, e meriton notën 1’sh për ekspertizë.

Kur e gjithë bota, gjatë gjithë kohës, e edhe gjatë kësaj vere, ka folur për variantin “Delta” të virusit, kur të gjithë bënin thirrje për kujdes, ani pse i kishin vaksinuar me dy doza prej 50 në 70 për qind të popullatës, ministria Vitia i printe valleve nëpër dasma. Bashkë me të nëpër dasma po e hidhte vallën edhe varianti “Delta”. Madje ishte në krye të vallës, por që nuk shihej edhe më tutje. Nuk shihej nga amatorët, sepse profesionistët e vërtetë e dinin këtë gjë.

Beni dhe Shefi i tij ishin të bindur që tashmë e kishin një plan të mirë. Mirëpo rezultoi që ishte një plan pa COVID’in. Pasiqë kishte arritur t’i manipulonte mendjet njerëzore në Kosovë, Albini ishte i bindur që do të arrinte t’i manipulonte DISI edhe ligjet e natyrës, në rastin tonë mënyrën e operimit të virusit dhe varianteve të tij.

Meqë shkalla e inf*ektimit kishte rënë shumë, meqë qeveria para kësaj i kishte grafikonët në gjendje shumë më të keqe se sa qeveria e tyre, Beni dhe Bini menduan që kjo është një situatë perfekte për t’i fituar zgjedhjet lokale. Prandaj i dyti e vuri të parin kandidat për Prishtinë. E konsideruan, me logjikën e Naim Abazit në Odeon, se “e mundëm virusin, po po, e them me kompetencë”. Krejt çfarë kërkohej tash ishte një masterplan. Duhej që procesi i vaksinimit të fillonte në kohën e duhur, në mënyrë që deri në javën e fundit para zgjedhjeve të vaksinoheshin mbi 50 përqind e qytetarëve.

Prandaj nuk nguteshin. Nuk kam ndonjë informatë, por intuita më thotë që dorën e fundit këtij plani, që po rezulton si një plan mortor, ia ka dhënë një gjeni tjetër i kësaj qeverisje, ai që ia hoqi kapelën Vitisë, Besnik Bislimi.
Sipas kësaj logjike, sipas planeve në letër, sipas matjeve të opinionit publik, LVV po bëhej gati për zgjedhje. Por, për fatin e keq të qytetarëve, edhe COVID i kishte planet e tij, edhe ai po bëhej gati për këtë vjeshtë, por jo për zgjedhje.

Kurse, sa herë që planet njerëzore ndeshën me planet e natyrës fitojnë këto të fundit. 

Pro*paganda e madhe, manipulimi i njerëzve, drejtimi i gishtit tek të tjerët e kanë prekur fundin. Të gjitha këto nuk vlejnë as pesë pare kur pasdite publikohet raporti i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike. As 1000 gënjeshtra dhe arsyetime nuk mund t’i kthejnë dhjetëra persona që po vdesin cdo ditë për shkak të një qeverisje skandaloze.