U ekzekutua në sy të djalit dhe bashkëshortes. Kush është Roan Brahimi, armiku i Ervis Martinajt!

Është zbardhur identiteti i 32-vjeçarit shqiptar i cili u ekzekutuar mbrëmjen e djeshme në Athinë, Greqi, pasi i ishte thurur një atentat mafioz. Roan Brahimi u qëllua për vdekjen në në lagjen Vyronas (Byron), teksa ndodhej në automjet me bashkëshorten e tij, Katerina Beqo. Po ashtu e gjithë ngjarja është parë edhe nga djali i tij i vogël i cili ndodhej nga prindërit.

Si ndodhi krimi?

Dy persona i janë afruar me motor pranë makinës dhe kanë qëlluar drejt tij të paktën 3 herë, ku e plagosur ka mbetur edhe bashkëshortja e tij, 37 vjeç. Çifti kishte kishte shkuar për të marrë djalin nga parku i lojërave.

Viktima është Roan Brahimi emër i njohur për drejtësinë shqiptare, si armiku i Ervis Martinajt. Brahumi akuzohet si i përfshirë në atentatin ndaj Ylli Brahimit, ku mbeti i vrarë Klisman Preçi. Në vitin 2021 ai u shpall në kërkim nga policia, pasi së bashku me dy persona të tjerë shkaktuan terror në një lokal në Zejmen të Lezhës. Bashkë me Ramazan Rrajën dhe Alesio Dobrozi, ata u futën të armatosur me kallashnikov në lokal duke kërkuar pronarin mbrëmjen e 13 nëntorit të vitit 2021. Ata kërcënuan dhe kryen kontrolle ndaj klientëve, për kartat e tyre të identitetit.

Po ashtu, Roan Brahimi rezulton i arrestuar edhe në vitin 2018 në Lezhë, ku iu sekuestruan municione, euro dhe bizhuteri të dyshuara nga veprimtaria kriminale e vjedhjes./