U dyshua për koronavirus: Ja kur publikohet rezultati i analizës së Hazirit

Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, ka bërë të ditur se gjatë pasdites së sotme pritet të dalin rezultatet e analizës së koronavirusit të kryetarit të kësaj komune, Lutfi Hazirit.

Haziri i cili dyshon se është prekur me COVID-19, është vetëizoluar, pavarësisht që është në gjendje të mirë shëndetësore.

Ismajli ka thënë se Haziri është vetëkarantinuar pasi ishte në një dasmë ku aty ka rezultuar se një person është prekur nga ky virus.
“Z. Haziri është në gjendje të mirë shëndetësore, ai është vetizoluar pasi ishte në një dasmë ku aty ka rezultuar se një person është prekur me Covid 19. Me informacionet që kam besoj se sot do të dalin rezultatet e analizës së koronavirusit së kryetarit”, ka thënë ai.