Pas zyrtarizmit të rezultateve nga KSHZ-ja, kryetarët e rinj të komunave të cilët fituan që në rrethin e parë të zgjedhjeve lokale si dhe këshillat e rinj komunal sot kanë filluar zyrtarisht punën. Shumica e tyre u ulën në këtë karrige për herë të parë për mandatin e tyre katërvjeçar.
Kandidatët e VMRO-DPMNE-së fituan në rrethin e parë në 21 komuna, kurse LSDM-ja në rrethin e parë fitoi nëntë kryetarë komunash. BDI në rrethin e parë fitoi në dy komuna ndërsa Aleanca dhe Alternativa nuk morën asnjë komunë në rrethin e parë. VMRO DPMNE-ja ka marrë më së shumti këshilltarë në 42 komuna. LSDM-ja më shumë këshilltarë mori në 20 komuna kurse BDI-ja në 13. Koalicioni Aleanca-Alternativa ka më së shumti vota në dy lista këshilltarësh. Më 31 tetor do të votohet në 43 komuna dhe në Qytetin e Shkupit.