U djeg vetura gjatë orës policore në Çair, të dyshuar janë dy persona

Ministria e punëve të brendshme raportoi se në orët e hershme të mëngjesit është raportuar për djegien e një automjeti në Shkup.

“Më 19 prill rreth orës 04:30 u njoftuam për djegien e një automjeti motorik për udhëtim në rrugën “Allpi”.

Policia raporton se pas hetimeve të menjëhershme në teren, kanë konstatuar se bëhet fjalë për një veturë të tipit “Mercedes E430” me regjistrim të Shkupit, në pronësi të 25 vjeçarit A.F nga Shkupi.

Raportohet se vetura ka qenë rreth orës 03:00 e parkuar nga 27 vjeçari A.B.

“Ai raportoi se rreth orës 04:20 ka vërejtur dy persona me motor si kanë hedhur koktej molotovi kah vetura, duke shkaktuar djegien e pjesës e parme te motori dhe instalimit”, raportojnë nga MPB-ja./Portalb