U dh*unua barbarisht në Tiranë dhe v*diq në Keina/ Sot protestë para prokurorisë për 22-vjeçaren, Joy Aoko

Sot, pritet të mbahet një protestë para Prokurorisë së Tiranës për rastin e Joy Aoko-s. 22-vjeçarja keniane u dhunua në mënyrë barbare në apartamentin e saj në Shqipëri, në gusht të vitit të kaluar. Joy Aoko ishte e shtruar në spitalin e Traumës që nga muaji gusht kur u rrah mizorisht dhe e hodhën edhe nga ballkoni, prej ku përfundoi me dëmtime të mëdha të kokës që çuan në koma.

Joy ndërroi jetë mëngjesin e 13 shkurtit në spitalin Kenniata në Kenia. Joy Aoko ndodhej që më 14 gusht 2022 në spital, në gjendje kritike dhe kishte nevojë për kujdes të specializuar neurologjik, por ajo nuk arriti t’i mbijetojë dhunës barbare.

Protesta do të zhvillohet sot në orën 17:00 dhe do të kërkohet drejtësi për vrasjen barbare të 22-vjeçares nga Kenia e cila kishe ardhur për të punuar në një kazino në Tiranë. Në një postim në rrjetet sociale, shoqja e saj, e cila mbërriti me të në Tiranë thotë se ai person që e dhunoi është i lirë dhe nesër mund të dhunojë një tjetër vajzë, teksa bën thirrje që të bashkohemi për të kërkuar drejtësi në emër të familjes e miqve.