U arrestua pasi kishte abuzuar seksualisht me një vajzë në 2015, lirohet nga akuza shefi i policisë Izmir Duraku. Prokuroria: S’ka prova


Shefi i Postës policore të Fushë Arrëzit, Izmir Duraku i arrestuar ditën e djeshme, i akuzuar për ngacmim seksual të një vajze, ish pjesëtare e shtëpisë së fëmijës në Shkodër është liruar ditën e sotme nga akuza.

Prokurori ka urdhëruar lirimin nga akuzat për shkak të mungesës së prova.

Ky arrestim erdhi pas denoncimit të bërë nga programi “Dua të të bej të lumtur”, rrëfimin e vajzës mund ta ndiqni pas pak në Top Channel.