U arr*estua me Fjolla Morinën, lirohet sot biznesmeni nga Kosova

Pak ditë më parë bëri bujë arrestimi i Fjolla Morinës bashkë me shoferin e këngëtares dhe biznesmenin nga Kosova. Sot Gjykata e Kukësit vendosi lirimin e Fisnik Sylës dhe Fitim Mujit, pasi u kapën bashkë me dy ármë në makinë.
Mësohet se Prokuroria ka kërkuar arrest në burg por Gjykata ka vlerësuar se nuk ka prova të mjaftueshme për fajësinë e Sylës, ndërsa në armën e sekuestruar nuk ka gjurmë.

Më herët Gjykata ka lënë në masën e arrestit të shtëpisë këngëtaren, për shkak se duhej të kujdesej për fëmijët e saj të mitur, që i ka nga dy martesa të ndryshme.
Vetë Morina kishte dashur që shoferi i saj dhe biznesmeni Syla të mbeteshin jashtë kësaj ngjarje, duke thënë se pistoleta ishte e saj, dhe e kishte prej kohësh të harruar në çantë.

Ndërkohë që vetë këngëtarja tashmë është duke qendruar në masën e arrestit të shtëpisë në Kukës, në pritje të rivlerësimit të masës së sigurisë ndaj saj.
Përmes postimeve në rrjetet sociale, ajo ka hedhur poshtë zërat se ka qenë në një lidhje me biznesmenin Syla, për të cilin u shpreh se po i shkatërrohej familja nga këto thashetheme.