U aludua se kishte ikur nga vendi, Ilir Meta shfaqet në rrugët e Tiranës

Ilir Meta është fotografuar sot në Tiranë disa ditë pas disa aludimeve në media, se është larguar nga Shqipëria pas aksioneve të SPAK. Këto aludime që nuk u hodhën poshtë nga PL u lidhën me faktin se Meta shmangu çdo dalje të tij publike, madje edhe konferencat për shtyp që i kishte të përjavshme.

So ai është parë në rrugët e Tiranës, fillimisht te berberi dhe më pas duke konsumuar një kafe në një bar afër stadiumit “Air Albania”.

Paradite ai u fut për t’u qethur te një berber te “Pazari i ri”, ndërkohë që jashtë e priste vetëm shoferi dhe një nga shoqëruesit. Pas rreth një ore Meta i veshur sportiv me një këmishë gri të zbërthyer, bluzë të bardhë dhe pantallona blu, doli nga berberi dhe uë larguar me mjetin e tij, për të ndaluar te një bar afër stadiumit.

Meta reagoi publikisht për herë të fundit më 22 tetor, pas arrestimit të Jamarbër Malltezit dhe ndalimit të Berishës për t’u larguar nga vendi, pas masës për “detyrim paraqitje”.