Pas pezullimit nga detyra, telashet nuk kanë të sosur për mësuesin Neshat Tepalena. Sipas informacioneve mësohet se mësuesi në Delvinë është ndaluar nga policia mbrëmjen e sotme.
Policia për të ka ngritur akuzën “vepra të turpshme me të mitur”.
U akuzua për ngacmim seksual ndaj të miturës, pezullohet mësuesi në Delvinë
Është pezulluar përkohësisht nga detyra e mësuesit në një shkollë në Devlinë, Neshat Tepelena, pasi është denoncuar nga prindërit e një vajze të mitur, për ngacmim seksual ndaj saj.
Pas qarkullimit të këtij lajmi në media, vjen edhe reagimi i parë, ku thuhet se ky mësues është pezulluar deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Përgjegjësi i shkollës Pëllumb Qerimi, është shprehur se do të vihet në lëvizje komisioni i disiplinës, ndërsa pritet të bëhet edhe përballja mes prindërve të të miturës dhe mësuesit që akuzohet për pedofili.