Tymi kaplon Prishtinën


Në këto ditë të qeta të motit të qëndrueshëm, pa erë të mjaftueshme që të shpërndajë ndotësit ajror, që shënojnë rritje në përqendrime orëve të mbrëmjes, shkaku i djegieve të vogla (small combustion) për ngrohje nga amvisëritë, tymi e ka mbuluar Prishtinën.

Sipas Prishtina Weather, sot në orën 16:00, kur është marrë edhe pamja nga droni, në pikën matëse te Rilindja, vlerat e grimcave të materies PM2.5 shënonin mbi 75ug/m3, e atyre PM10 mbi 130ug/m3.
Indeksi i cilësisë së ajrit në këto raste është jashtëzakonisht i dobët.