Twitter bllokohet për përdoruesit rusë

Videot dhe imazhet dramatike të pushtimit dhe vuajtjeve që ai ka shkaktuar janë bërë virale në mediat sociale.

Tani qasja në Twitter, ku shumë imazhe të tilla shpërndahen, është bllokuar për përdoruesit në Rusi, ka thënë për BBC kompania e lidhjes së internetit NetBlocks.

Shërbimet filluan të ndërpriten të shtunën në mëngjes në shumë ofrues.

Autoritetet ruse dhe platformat e mediave sociale janë përplasur për rregullat e platformës në lidhje me konfliktin me Ukrainën.

“Kufizimi i Twitter nga Rusia do të kufizojë ndjeshëm rrjedhën e lirë të informacionit në një kohë krize kur publiku ka më shumë nevojë të qëndrojë i informuar”, tha drejtori i NetBlocks, Alp Toker.