TVSH-ja Ime #Shpërblimi Im: 15 qytetarë të cilët kanë skanuar llogari në prill, maj dhe qershor kanë fituar nga 100.000 denarë

Janë tërhequr 15 fituesit më me fat të shpërblimit prej 100 mijë denarë të cilët kanë skanuar llogaritë gjatë muajit prill, maj dhe qershor.

Siç informojnë nga Ministria e Financave, bëhëe fjalë për Valentina Gjurovskën, Naco Zaprovin, Jule Tasevska Markov, Natalija Gërçeva, Suzana Antovska, Sllagjana Jovçevska, Violeta Georgieva, Sllavica Dimoska, Suzana Dimitrova, Ivica Janaçkov, Natalia Velinovska, Vllatko Masallkovski, Muhamed Mamudi, Jasmina Karanfillovski dhe Vanço Gjorgjevski. Ata janë tërhequr të shtunën në terminin e mbrëmjes në Kanal 5.

Pesë nga shpërblyesit në xhiron e pestë janë nga Shkupi, nga dy janë fitues nga Strumica dhe Manastiri dhe nga një nga Prilepi, Gostivari, Ohri, Kriva Pallanka, Struga dhe Tetova.

Nga Ministria e Financave thonë se në xhirot tjera deri në fund të vitit, ose nga gushti deri në dhjetor, shpërblimet mujore do të arrijnë 20.000 denarë dhe çdo muaj do të ndahen nga 15 shpërblime.

Ndryshe qytetarët, përmes TVSH-ja Ime#Shpërblimi Im, nga 1 korriku skanojnë llogaritë për tre herë më shumë shpërblime ditore se më herët, apo deri në fund të vitit çdo ditë do të ndahen 30 shpërblime nga 1.000 denarë.

Tërheqja e dytë do të mbahet në muajin dhjetor, ndërsa do të arrijë 1.000.000 denarë, në vend se 3.000.000 denarë siç ka qenë fillimisht e planifikuar.

Më pas thuhet se 9.7 milionë denarë nga fondi shpërblyes do të orientohen për fondin solidar të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Qeverinë për masa shëndetësore dhe socio- ekonomike.

Qytetarët të cilët skanojnë llogari edhe më tej do të kenë interes treshifror- do të kontribuojnë në luftën kundër ekonomisë gri, do të marrin kthim të TVSH-së si dhe mundësi për shpërblim të vlefshëm.

Në gjysmën e parë të vitit janë skanuar mbi 85 milionë llogari fiskale.