Akuzat e bëra në adresë të kryetarit të Bashkësisë Fetare Islame, Sulejman Rexhepi dhe familjarëve të tij, në kuadër të emisionit satirik “Fol popull” të autorit Burhan Amiti, të transmetuar në TV SHENJA më datë 14 qershor të vitit 2018 në ora 21.20, nuk korrespondojnë aspak me politikën redaktuese të medias sonë, pasi që të njëjtat janë bërë pa kurrfarë provash materiale. TV SHENJA kërkon falje nga BFI, kreu i saj, Sulejman Rexhepi dhe personave tjerë të apostrofuar në këtë emision.