TV 24: Debat i ash*për në qeveri, Zaev ka kërkuar të gjendet Mijallkov ose do ketë dorëheqje


Tv 24 mëson se lidhur me arr*atisjen e Sasho Mijallkov këtë mëngjes kryeministri Zaev i ka thirurr dy ministra disa drejtorë të agjensioneve njerëz të parë të prokuroriv dhe gjykatave.
Në takim kryeministri ka kërkuar informacione të hollësishme për hapat të cilat institucionet i kanë ndërmarrë para dhe pas arr*atisjes si dhe mundësitë për lëshime në procedura.

Sic merr vesh TV 24 nga kabineti i kryeministrit, në takim ka pasur debate të ashpra , derisa institucionet kanë hedur fajin njëri tjetrit. Zaev ka qenë i mllefosur , ndërsa është kërcënuar se derisa nuk gjendet Mijallkov, do të ketë dorëheqje urgjente ndërsa për të tjerët publikisht do të kërkohet përgjegjësi.

Takimi ka përfunduar me atmosferë të tensionuar ndërsa Zaev u ka dhënë afat prej 3-4 ditëve të jepen rezultate .Sasho Mijallkov, i cili i shte i akuzuar i parë për rastin ‘Target-Fortesa ‘ u arratis parmbrëmë, dhe i njejti akoma ësjtë i pakapshëm për organet e rendit. Në ndërkohë, për të u shpall edhe fletarrest vendor dhe ndërkombëtarë .