Në mbarë Turqinë dhe jashtë vendit organizohen aktivitete të ndryshme me rastin e 18 Marsit, Ditës së Përkujtimit të Dëshmorëve dhe 106-vjetorit të Fitores së Çanakkalasë, ndërsa ceremonia e parë është organizuar në qytetin e Çanakkalasë.
Gjatë ceremonisë fregata “TCG Burgazada” kreu 17 gjuajtje me top. Ceremonia vazhdoi me intonimin e himnit kombëtar të Turqisë dhe me ngritjen e flamurit turk në sheshin e Republikës në Çanakkala.
Në aktivitet morën pjesë zyrtarë të shumtë të vendit si dhe përfaqësues ushtarak dhe civil.
Ceremoni të ndryshme në nder të kësaj dite organizohen në të gjitha qytete tjera të vendit.
Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan ka publikuar një mesazh me rastin 18 Marsit, Ditës së Përkujtimit të Dëshmorëve dhe 106-vjetorit të Fitores së Çanakkalasë.