Turqia rit çmimin e energjisë elektrike me 38 përqind

Turqia rrit tarifat për energjinë elektrike me 38 për qind nga 1 korriku, raportoi televizioni turk NTV, duke iu referuar vendimit të Rregullatorit Turk për Energjinë.

Me këtë rritje, shuma që do të duhet të paguhet për konsum prej 100 kWh energji elektrike për familjet bëhet 207,23 lira turke (5,9 euro). Rregullatori i Energjisë në njoftimin e tij ia atribuon rritjen e çmimit të energjisë rritjes së kostove të prodhimit të energjisë. Tarifet e reja hyjnë në fuqi nga 1 korriku.