Turqia rikthen qasjen në Instagram, zbulohet arsyeja e bllokimit

Rregullatori i Teknologjisë së Informacionit në Turqi javën e kaluar ka paralajmëruar se do të bllokohet qasja e përdoruesve në aplikacionin Insagram, duke mos dhënë asnjë arsye apo afat kohor për bllokim.

Mirëpo, siç duket bllokimi nuk zgjati shumë.

Gjatë ditës së sotme, ministri i Transportit, Abdulkadir Uraloglu, në platformën X, ka njoftuar se Turqia ka rikthyer qasjen në Instagram, pasi rrjeti social ra dakord të përmbushë kërkesat e vendit në lidhje me censurën dhe përmbajtjen e lidhur me krimin.

Sipas Retuers, bllokimi ka ardhur pasi shefi i komunikimit i Turqisë, Fahretin Altun, akuzoi platformën për censurimin e postimeve që shprehnin ngushëllime për Ismail Haniyeh, udhëheqësin e Hamasit të vrarë së fundmi.