Turqia reagon ashpër ndaj karikaturës për Erdoganin nga Charlie Hedbo

Turqia ka akuzuar revistën franceze Charlie Hedbo, për “racizëm kulturor”, pas publikimit të edicionit të së mërkurës, që tallet me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan.

“Agjenda anti-Islame e presidetit francez (Emmanuel) Macron është duke dhënë frytet e veta”, ka thënë Fahrettin Altun, Drejtori për Komunikime i Erdoganit, duke i përshkruar karikaturat si “të neveritshme”.

Në ballinën e së mërkurës, Charlie Hebdo ka vënë karikaturën e Erdoganit, të ulur në një karrige duke ngritur lart fustanin e një gruaje me titullin, “Erdogan – ai është shumë argëtues privatisht”.

“Qartazi ëhtë produkt i ksenofobisë, islamofobisë dhe ambientit kulturor jotolerant, të cilin udhëhqësia franceze duket se e do për vendin e vet”, ka thënë Altun.