“Turqia nuk do të harrojë kurrë ndihmën vëllazërore nga Greqia”, fatkeqësia largon “armiqësinë” midis dy vendeve, fotoja virale

Fatkeqësia me tërmetet kastrofike në Turqi ka lënë mënjanë hatërmbetjetet dhe tensionet mes Ankarasë dhe Athinës.

Greqia ka dërguar në zonat e prekura nga tërmetet shkatërruese në Turqi ekipin grek të zjarrfikësve elitë, EMAK.

Ndërsa populli turk falenderon Greqinë për ndihmën e dhënë dhe për misionin e EMAK për të shpëtuar sa më shumë jetë nga rrënojat e ndërtesave.
“Greqia, fqinji ynë bëri një akt vëllazëror. Populli turk nuk do ta harrojë kurrë ndihmën vëllazërore”, kanë shkruar shumë qytetarë turq në Twitter.

EMAK është një skuadër e specializuar për katastrofat natyrore dhe tërmetet. Ekipi grek arriti të shpëtonte një 50-vjeçar nga rrënojat në Hatay, ndërsa po vazhdojnë misionin për të nxjerrë të mbijetuar të tjerë nga rrënojat.

Nga ana e tyre mediet greke kanë risjellë në vëmendje “diplomacinë e tërmeteve”, kur vendet ndihmojnë njëri-tjetrin në raste fatkeqësish natyrore, pavarësisht marrëdhënieve të tensionuara gjeopolitike.

Numri i të vdekurve nga tërmeti shkatërrues që goditi Turqinë dhe Sirinë ka arritur në të paktën 17.000, sipas autoriteteve.