Turqia nis su*lme ajrore në Siri

Turqia ka nisur su*lme ajrore në një zonë në veri të Sirisë të kontrolluar nga rebelët kurdë, tha organizata Vëzhguesi Sirian i të Drejtave të Njeriut (SOHR).
“Një avion luftarak turk ka goditur pozicionet ushtarake të Forcave Demokratike Siriane (SDF) në rajonin Ain Issa”, njoftoi organizata.

Ky është sulmi i parë që nga “Operacioni Pranvera e Paqes” – një fushatë ushtarake që Turqia e ndërmorri në vitin 2019 kundër SDF-së në Sirinë veriore.
Atëbotë operacioni u pezullua pas dy marrëveshjeve të negociuara nga Ankaraja së pari me Shtetet e Bashkuara dhe më pas me Rusinë, që lejoi Turqinë të merrte kontrollin e një “zone të sigurt” brenda Sirisë rreth 120 kilometra të gjatë dhe 32 kilometra në brendësi të territorit.

Megjithatë zona në Ain Issa, mbeti në duart e forcave kurde.
Organizata tha më 21 mars se sulmet ajrore turke ndodhën në të njëjtën ditë kur u shënuan përleshje të armatosura midis forcave të SDF-së dhe fraksioneve të mbështetura nga Turqia. Raportohet se ka pasur edhe vi(ktima.

“Përplasjet midis të dyja palëve kanë vazhduar për 24 orët e fundit”, tha drejtori i SOHR, Rami Abdul Rahman.
Forcat kurde siriane konsiderohen nga Turqia të jenë një “degë terroriste” e Partisë së jashtëligjshme të Punëtorëve të Kurdistanit.
Por, ata gjithashtu kanë qenë një aleat kryesor për Shtetet e Bashkuara dhe të tjerët në betejën kundër grupit të Shtetit Islamik në Siri.