Turqia ndaloi pagesat me bitcoin

Banka Qendrore e Turqisë ndaloi përdorimin e kriptovalutave, të tilla si Bitcoin, për pagesat për mallra dhe shërbime.
Vendimi i kësaj banke u bë publik të premten, më 16 prill, teksa shumë qytetarë në Turqi po përdorin kriptovalutat për të mbrojtur kursimet e tyre nga rritja e inflacionit dhe rënia e vlerës së lirës turke.

Në deklaratë, banka tha se transaksionet që bëhen përmes përdorimit të kriptovalutave paraqesin rreziqe të “parevokueshme”.
Kriptovalutat “nuk janë subjekt i ndonjë mekanizmi rregullues e mbikëqyrës të ndonjë autoriteti rregullator të vendit. Vlerat në treg të këtyre monedhave mund të jenë të paqëndrueshme”, tha Banka Qendrore turke.
Ky vendim pritet të hyjë në fuqi më 30 prill, tha Banka Qendrore e Turqisë.