Turqia mesazh ngushëllimi për viktimat e zjarrit në qendrën për COVID-19 në Tetovë

Ministria e Jashtme e Turqisë publikoi një mesazh ngushëllimi për personat që humbën jetën nga zja*rri në qendrën për COVID-19 në Tetovë.
Në një deklaratë me shkrim nga ministria thuhet se është mësuar me keqardhje të thellë se sipas të dhënave paraprake shumë persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë pl*agosur në zjarrin i cili shp*ërtheu mbrëmë natën në qendrën për trajtim nga koronavirusi i ri (COVID-19) të spitalit shtetëror në Tetovë.

“Shprehim ngushëllimet për Qeverinë e Maqedonisë së Veriut dhe familjet që kanë humbur të afërmit në ngjarje si dhe urojmë shërim të shpejtë për të pl*agosurit”, thuhet në deklaratë.
Në zj*arrin që shpërtheu në qendrën ku trajtohen të sëmurët me COVID-19 në qytetin e Tetovës në pjesën veriperëndimore të Maqedonisë së Veriut humbën jetën 14 persona.