Turqia lëshon fletë-arreste për 101 ushtarë

Autoritetet turke kanë ndaluar të enjtën 33 anëtarë të forcave ajrore pas dyshimeve se kanë lidhje me klerikun fetar Fethullah Gulen, të cilin Ankaraja e fajëson për tentimet e dështuara për puç në korrik të vitit 2016, ka thënë e përditshmja turke Hurriyet, transmeton Reuters.

Sipas gazetës, të ndaluarit kanë qenë në mesin e 101 anëtarëve të forcave ajrore që mund të përballen me arrestim, pas një hetimi të nisur nga prokurorët e Ankarasë, i cili është zgjeruar në 21 provinca.

Në mesin e të burgosurve është një toger dhe pesë kolonelë.

Turqia ka ndaluar 160,000 persona dhe ka shkarkuar nga pozita pothuaje numër të njëjtë të personave prej tentimeve të dështuara për grushtshtet, ka njoftuar zyra e Kombeve të Bashkuara për Drejtat e Njeriut.

Kritikët e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan e akuzojnë atë për përdorim të arsyetimit të puçit për shtypje të kundërshtarëve.

Autoritetet turke në anën tjetër deklarojnë së këto masa janë të nevojshme për të luftuar rreziqet e sigurisë kombëtare.