Turqia ka një kërkesë urgjente për Rusinë

Pavarësisht kërkesave të shumta nga shtete e Ballkanit Perëndimor, Rusia po vazhdon pushtimin e Ukrainës.

Ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar, i ka kërkuar homologut të tij rus, Sergei Shoiku për armëpushim të menjëhershëm në Ukrainë.

Akar ka kërkuar që për shkaqe humanitare nevojitet një armëpushim dhe këtë ia ka përcjellur homologu rus.

Turqia është vend anëtar i NATO-s dhe kufizohet me Ukrainën dhe Rusinë në Detin e Zi.