Turqia goditet nga një tërmet i fuqishëm, tetë të vdekur dhe shumë të lënduar

Si pasojë e një tërmeti me magnitudë 5.7, tetë persona kanë mbetur të vdekur në provincën Van të Turqisë, që ndodhet në kufi me Iranin.
Ministri i Brendshëm, Suleiman Soylu ka thënë në një konferencë se në mesin e viktimave janë pesë të rritur dhe tre fëmijë.
Shumë të lënduar, janë dërguar me urgjencë në spital, derisa banorët kanë nisur të kërkojnë nën rrënoja për të mbijetuarit që mund të kenë ngecur.

Në anën tjetër, autoritetet iraniane kanë thënë se ky termet i ka goditur 43 fshatra malore, duke lënë disa të lënduar por asnjëri prej tyre në gjendje kritike.
Sipas Qendrës Meteorologjike të Mesdheut, dridhjet në qendër të tërmetit kanë qenë deri në pesë kilometra.
Zona e goditur, ka histori të konsiderueshme me tërmete, pasi vetëm një muaj më parë, është goditur nga një termet mjaft i fuqishëm.