Turqia fitoi mbi 15.9 milionë dollarë nga eksporti i mjaltit


Shoqata e Eksportuesve të Detit të Zi (DKIB) ka njoftuar se Turqia fitoi mbi 15.9 milionë dollarë të ardhura nga eksporti i mbi 3.706 ton mjaltë në 33 vende në gjysmën e parë të vitit 2018, transmeton Anadolu Agency (AA).

Turqia ka rritur sasinë e eksporteve të mjaltit me 64 për qind nga janari deri në qershor nga viti në vit, duke regjistruar një rritje prej 77 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Të dhënat tregojnë se tre blerësit kryesorë të mjaltit turk në këtë periudhë ishin Gjermania, SHBA-të dhe Mbretëria e Arabisë Saudite.

Gjermania ishte në vendin e parë me 7.94 milionë dollarë, pasuar nga SHBA-të (3.45 milionë dollarë) dhe Arabia Saudite (936.298 dollarë)

Kreu i DKIB-it, Saffet Kalyoncu, për AA tha se rajoni ka treguar interes për mjaltin e gështenjës dhe luleve malore.

“Në vitet e fundit, eksportet e mjaltit të Turqisë si një produkt i brenduar kanë filluar të zhvillohen çdo ditë për shkak të avantazheve të ofruara nga flora e pasur dhe diversiteti i bimëve tipike në vendin tonë”, theksoi Kalyoncu.

Kalyoncu gjithashtu tha se mjalti i Turqisë u eksportua kryesisht në Gjermani, SHBA dhe Arabinë Saudite, ndërkohë që rritja më e madhe e eksporteve u regjistrua në Spanjë dhe Oman.

“Eksportet tona vazhdimisht janë në rritje dhe ne besojmë se do të arrijmë në një pikë shumë më të mirë deri në fund të vitit”, tha ai.

Sipas DKIB-it, Turqia vitin e kaluar fitoi 23.8 milionë dollarë të ardhura nga eksportet e mjaltit në 435 vende.