Turqia do të shtyjë përpara planet për ndërtimin e një kanali transporti prej 45 km që ecën paralelisht me Bosforin.
Një gjë të tillë e bëri të ditur të shtunën Ministri i mjedisit të këtij vendi, Murat Kurum.
Ministri Kurum tha se ministria që ai drejton po shikon të blejë tokë përgjatë rrugës së kanalit dhe të bëjë plane me kontraktorët.
Kanali i Stambollit është projekti më i rëndësishëm në planin e veprimit 100-ditor të ministrisë sonë”, citohet të ketë thënë ai.
Kanali, i cili do të lidhë Detin e Zi dhe Detin e Marmara në veri dhe në jug të Stambollit, ka për qëllim lehtësimin e trafikut në ngushticën e Bosforit, ku kalojnë anije nga e gjithë bota.
Ndërtimi i këtij kanali do të kthejë anën perëndimore të Stambollit në një ishull.