Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë, Mustafa Sentop, ka reaguar ndaj trazirave të mbrëmshme në xhaminë Al-Aksa në Jerusalem nga ku mbetën të lënduar 163 palestinezë dhe gjashtë policë izraelitë.
Besimtarët myslimanë shkuan në xhami për t’u falur të premten e fundit të Ramazanit dhe shumica prej tyre u lënduan aty ku policia izraelite gjuajti plu*mba gome dhe granata gazi derisa palestinezët hidhnin gurë dhe shishe.
Sentop ka thënë se “ashtu si çdo Ramazan dëshmohet rritja e dhu*nës dhe mizorisë së Izraelit”.
“Sonte, su*lmi ndaj besimtarëve në Mesxhid al-Aksa është një te*rror i qartë shtetëror. Kush mbjell dh*unë dhe mizori nuk mund të korrë paqe dhe qetësi. Unë mallkoj te*rrorin në Mesxhid al-Aksa”.
Edhe ndihmëspresidenti Fuat Oktay në një deklaratë që bëri në një televizion privat, deklaroi se ata e shohin shtetin e Izraelit, i cili po shfrytëzon mundësitë e sjella nga mosorganizimi i botës islamike, si një shtet që shkakton te*rror.
Në lidhje me su*lmin e forcave izraelite ndaj besimtarëve myslimanë në xhaminë Al-Aksa, Oktay tha: “Mbulimi i çdo pamaturie, mizorie, të gjitha llojeve të imoralitetit dhe të gjitha llojeve të krimeve çon drejt përsëritjes së tyre.”
Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavusoglu, reagoi ashpër ndaj ndërhyrjes së policisë izraelite.
Në deklaratën e bërë nëpërmjet llogarisë së tij në “Twitter”, Çavusoglu shkroi: “Unë dënoj me forcë sulmin këtë mbrëmje (e premte) në Xhaminë al-Aksa, Kibla jonë e parë. Është çnjerëzore për Izraelin të vërë në shënjestër të pafajshëmit duke u lutur gjatë Ramazanit të Shenjtë. Duke uruar shërim të shpejtë për vëllezërit dhe motrat tona të plagosura, ne do të qëndrojë gjithmonë pranë kauzës së drejtë të popullit palestinez”.
Edhe zëdhënësi i Presidencës, Ibrahim Kalin, në deklaratën e tij në “Twitter” shkroi: “Turp për Izraelin dhe ata që heshtin përpara sulmeve të turpshme ndaj Mesxhid al-Aksa në këtë muaj të shenjtë të agjërimit. Palestina dhe palestinezët nuk janë vetëm. Ne i bëjmë thirrje të gjithëve që të ngrihen kundër politikave të pushtimit dhe agresionit të këtij shteti diskriminues. Ne dënojmë me forcë policinë izraelite që hyn në xhaminë Al-Aksa dhe e sulmon atë me bomba zhurmuese. Forcat pushtuese izraelite, të cilat nuk respektojnë asnjë të shenjtë gjatë ditëve të Ramazanit, duhet të largohen menjëherë nga Mesxhid al-Aksa. Këto sulme të urryera dhe të pamatura duhet të ndalen menjëherë.”
Edhe Drejtori i Komunikimeve të Presidencës së Turqisë, Fahrettin Altun në postimin në median sociale, shkroi: “Ne po ndjekim me shqetësim politikën e pushtimit dhe dhunës së Izraelit kundër Palestinës. Nuk është e pranueshme asnjëherë që Izraeli të sulmojë ato që janë të shenjta për ne. Sot, ne dënojmë fuqimisht bastisjen me bomba zhurmuese në Mesxhid al-Aksa, kibla jonë e parë.”
Kurse zëdhënësi i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) Omer Çelik në postimin e bërë në median sociale deklaroi se ai dënon ashpër sulmin dhe se janë pranë palestinezëve deri në fund.