Turqia drejt raundit të dytë, përqindja e Erdoganit bie nën 50 pas numërimit të rreth 90% të votave


Në Turqi janë duke u numëruar votat për zgjedhjen e presidentit, ku deri tani ka përfunduar mbi 89 për qind e numërimit.

Presidenti aktual Rexhep Tajip Erdogan është duke prirë me përqindje, por ai ka rënë nën 50 për qind, shkruan Reporteri.net.

Rivali i tij, Kemal Kiçidarogjlu, po vazhdon të shënojë rritje, ku deri tani ka shkuar në 44.3 për qind

Kjo ngritje e Kiçidarogjlu e ulje e Erdoganit jep sinjal për balotazh.

Nëse asnjëri kandidat në fund të numërimit të fletëvotimeve nuk arrin mbi 50 për qind të votave, atëherë vendi shkon në balotazh.