Turqia do të heqë gjendjen e jashtëzakonshme

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, dhe partneri i tij qeverisës ranë dakord që të mos e vazhdojnë gjendjen e jashtëzakonshme, kur periudha e saj aktuale tremujore të skadojë në korrik.

Turqia ëshë në gjendje të jashtëzakonshme që nga një grushtshtet i dështuar në vitin 2016.
Erdogan ka premtuar se do ta shfuqizojë atë nëse i fiton zgjedhjet presidenciale të 24 qershorit.

Erdogan fitoi me 53% të votave duke e zgjatur mandatin e tij së paku deri në vitin 2023.

Gazeta pro-qeveritare Sabah raportoi se Erdogan dhe udhëheësi i partisë Lëvizja Nacionaliste, Devlet Bahceli, ranë dakord që të mos e vazhdojnë gjendjen e jashtëzakonshme.

Kritikët thonë se Erdogani e ka shfrytëzuar atë për të heshtur zërat kritikë. Sipas Ankarasë, ajo ka qenë e nevojshme për të shmangur kërcënimet për sigurinë.