Turqia në Kosovë ndërton xhami ndërsa Serbinë e furnizon me dronët lu*ftarak “bajraktar”

Shteti i Turqisë ka investuar në ndërtimin e një numri të madh të objekteve fetare në Kosovë, ndërsa me shtetin e Serbisë po bën marrëveshje për shitjen e disa dronëve lu*ftarakë të njohur me emrin “bajraktar”.
Një delegacion i shtetit serb ka udhëtuar sot drejt Anakarasë, ku do të lidhë një marrëveshje për blerjen e disa dronëve luf*tarakë të njohur me emrin “bajraktar”.

Sipas medieve të Serbisë, ministri i Financave në Serbi Sinisha Mali, dhe zëvendësministri i Mbrojtjes për burime materiale, Nenad Milloradoviq kanë udhëtuar për në Turqi.
Siç raportohet, ata kanë udhëtuar për përgatitjen e dokumentacioneve pas të cilave, një nga sistemet luf*tarake më të fuqishme në botë do të arrijë në Serbi.
“Bajraktar” është një prodhim turk që është provuar të jetë shumë efektiv në kon*fliktet në Siri, Irak, Libi dhe lu*ftimet e fundit në Karabakh.