Turqia dhe Franca përplasen për situatën në rajonin e Nagorno Karabakut

Presidenti francez Emmanuel Macron i dënoi ato që ai i quajti deklarata “të pamatura dhe të rrezikshme” të Turqisë për situatën në rajonin e Nagorno Karabakut. Turqia në anën tjetër akuzoi Macronin për mbështetjen e “okupimit” të rajonit nga Armenia. “Franca mbetet jashtëzakonisht e shqetësuar për komentet luftarake që Turqia bëri së fundi. Këtë nuk do ta pranojmë” tha Macron.

Ai gjithashtu tregoi mbështetje për Armeninë. “Unë u them Armenisë dhe armenëve, Franca do të luajë rolin e saj”, tha Macron. Turqia e shikon Azerbajxhanin me shumicë myslimane, si aleatin e saj të ngushtë dhe Armeninë e krishterë si armikun e saj historik.

Nagorno Karabaku është vend malor tokë kryesisht me pyje që ndodhet brenda territorit të ish-republikës sovjetike të Azerbajxhanit dhe ndërkombëtarisht është i njohur si pjesë e këtij shteti shkruan agjencia Reuters. Por armenët etnikë që përbëjnë shumicën dërmuese të popullsisë prej 150.000 banorësh e kundërshtojnë sundimin e Azerbajxhanit. Më ndihmën e Armenisë ata qeverisin vetë qysh kur trupat ushtarake azere u dëbuan nga ky territor në luftën e viteve të 90-ta.

Macron tha se do të diskutojë mbi tensionet në rajonin e Nagorko Karabakut me presidentin rus Vladimir Putin dhe presidentin e SHBA-së Donald Trump para se të raportojë mbi situatën te liderët e Bashkimit Evropian. Turqia dhe Franca gjithashtu ka një sërë mosmarrëveshjesh në Mesdheun lindor të pasur me energji si dhe për situatën në Libi dhe pjesë tjera të Lindjes së Mesme.