Turqia bllokon Twitter-in pas kritikave publike për reagimin ndaj tërmetit

Pas kritikave për reagimin e ngadaltë të autoriteteve zyrtare ndaj tërmeteve të së hënës, qeveria turke ka bllokuar shumicën e qasjes në Twitter – një burim kryesor komunikimi për të afërmit e viktimave, të mbijetuarit dhe aktivistët e ndihmës, raporton Ballkan Insight.

Qeveria turke ka bllokuar shumicën e qasjes në Twitter pas zemërimit në rritje të publikut ndaj reagimit të Qeverisë së presidentit Rexhep Taip Erdogan ndaj tërmeteve vdekjeprurëse të së hënës. “Twitter është kufizuar në Turqi, filtrimi zbatohet në ofruesit kryesorë të internetit dhe vjen pasi publiku fillon të mbështetet në shërbimin pas një serie tërmetesh vdekjeprurëse” – njoftoi NetBlocks, një observator interneti që ndjek liritë e rrjeteve globale.